In Memory of

Frederik

Gjerasi

Obituary for Frederik Gjerasi

Frederik Gjerasi, of Newton passed away on Sunday, April 19, 2020 at the age of 86. Beloved husband of Doloresa Gjerasi, he was the loving father of Agron Gjerasi of Newton and Piro Gjerasi of Medfield and grandfather of 4. He is also survived by his siblings Sokrat, Fatos, Violeta, Burbuqe, Dashuri and Natasha. Born in Albania on September 10, 1933, Mr. Gjerasi came to the United States in 2004. He was a distinguished professor of Economics at University of Tirana and University of Elbasan for many years. Funeral services and burial at Newton Cemetery were held privately.

Nekrologji
Frederik Gjerasi ndërroi jetë të djelën, me 19 Prill 2020 në moshën 86 vjecare duke lënë në pikëllim të thellë gruan e tij Doloresa, djemtë Agronin dhe Piron, nipërit dhe mbesën, vëllezërit, motrat, familjarët, të afërmit, shokët dhe miqtë e tij të shumtë.
Frederiku lindi më 10 Shtator 1933 në Elbasan, në një familje patriote e arsimdashëse. Ai kaloi vite të fëmijërisë së tij në Shmil të Elbasanit ku i ati ishte mësuesi i parë i fshatit dhe krahinës. Frederiku mbaroi me medalje shkollen e mesme pedagogjike të Elbasanit dhe më pas studjoi për ekonomi politike në Universitetin “Shevçenko” të Kievit dhe në Universitetin “Lomonosov” të Moskës ku u dipllomua në vitin 1957.

Gjatë viteve studentore ai punoi si spiker në ‘Radio Moska’ dhe më pas në disa prej dokumentarëve të Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ në vitet ’60 – e folura dhe diksioni i tij i vecantë e kumbues do të kujtohen gjithmonë me nostalgji nga dëgjuesit e kohës.

Mbas kthimit në Atdhe, Frederiku shërbeu me energji e pasion intelektual në role të rëndësishme të jetës sociale e politike të atyre viteve. Ai ishte një nga përkthyesit e mbledhjes së Moskës në vitin 1960, ku Shqipëria u shkëput nga kampi socialist – një nga momentet kyce të historisë shqiptare të pasluftes. Ai punoi si pedagog i jashtëm në Universitetin Ekonomik te Tiranës duke merituar titullin ‘Docent’ për librat e tij në fushën e ekonomisë politike.

Në vitin 1974 Frederiku u përjashtua nga partia për pikëpamje liberale dhe u transferua në kooperativën bujqësore të Mollasit në Elbasan, ku punoi si ekonomist për mëse 8 vjet duke fituar respektin dhe dashurinë e njerëzve të thjeshtë të fshatit. Prej andej kaloi në Institutin e Metalurgjisë dhe më pas në Institutin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan si shef i katedrës së filozofisë deri në vitin 1991 kur u shkëput përfundimisht nga karriera profesionale. Në periudhën e pluralizmit nuk u përfshi në asnjërën nga partitë politike.
Frederiku është autor i librit “Drama Shqiptaro-Ruse” botuar në vitin 2016 në të cilin ai përcjell me vërtetësi përjetimet e tij personale prej protagonisti në dritëhijet dhe ulje-ngritjet e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Që prej vitit 2004 jetoi me gruan dhe djemtë e tij në Amerikë ku dhe ndërroi jetë i rrethuar nga dashuria e të afërmve të zemrës.

Nëse doni të lexoni disa kujtime personale për jetën e tij klikoni në linkun e mëposhtëm:

Click Here

Për arsye të situatës me Covid-19 vetëm 10 vetë (rrethi I ngushtë familjar) lejohen në shtëpinë funerale
dhe varrezat e Newtonit. Për tërë të afërmit, miqtë dhe shokët e tij të shumtë që jemi të sigurtë që do të donin ti jepnin lamtumirën e fundit, kur të krijohen kushtet do organizojmë një ditë përkujtimore në kishën e Shën Gjergjit në respekt të jetës së tij.

E dimë që është në traditën e disa prej nesh për të bërë një dhuratë simbolike në respekt të të ndjerit. Do ju sugjeronim që nëse do të kishit dëshirë të jepnit dicka në kujtim te babait tone të dhuronit tek Dana Farber Cancer Institute ku Frederiku u kurua me profesionalizëm, respekt dhe dinjitet. Duke dhënë kontributin tonë modest, mbase arrijmë që një ditë të dalë kura për këtë sëmundje tani për tani të pashërueshme:

Donate Now


I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!